Albin Kurti është padyshim Lulzim Basha i Kosovës. Gjatë inagurimit të një shkolle fillore në Podujevë, kryeministri i Kosovës gjithë hare nisi të zgjidhte një ekuacion matematikor. E nisi, por si e bitisi? X-i i doli 5, një gabim nga kreu i qeverisë, i cili mori duartrokitje nga zyrtarët që e shoqëronin dhe të qeshura nga nxënësit e klasës së 7-të që dëshmuan dështimin e Albin Kurtit.
Ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e shihni plot krenari Kurtin që nuk e zgjidhi dot ekuacionin aq të thjeshtë, ndonëse ka përfunduar studimet në Fakultetin Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës.
Por pasi kjo video mori vëmendje maksimale, dhe shumë batuta që e shoqëruan, Lulzim Basha i Kosovës publikoi një kërkesë të ndjerë për falje drejtuar nxënësve.
“Tani jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese.”, shkruan Albin Kurti në rrjetin social Facebook.
Kjo kërkesë për falje duke se i hodhi benzinë zjarrit përvëlues të botës virtuale. Lumi i komenteve që pasoi postimin e kryeministrit Kurti ishin të shumëllojshme.
Dikush e ngushëllonte Kurtin duke i thënë se matematika është gabim në këtë mes, jo ai. Për ty, nëse është e nevojshme, do të ndryshojmë edhe teoremën e Pitagorës, shpreh një tjetër komentues. Të tjerë zgjidhin hap pas hapi ekuacionin tejet të thjeshtë duke gjetur të panjohurën, që Kurti ta kuptoj më mirë.
Një gafë nga ekzaltimi apo nga emocionet e momentit, që është në të njëjtin nivel me atë të demokratit Basha në sallën e Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2017./abcnews.al


