Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti, lider i papërgjegjshëm politik”, Hasani: Për 9 muaj ka gënjyer opinionin publik

schedule17:14 - 21 Tetor, 2025

schedule 17:14 - 21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK Nait Hasani komentoi për ‘Ballkan Update’ ngërçin politik në Kosovë e cila vijon të mbetet i tillë pas zgjedhjeve të shkurtit.

Mes detyrës së Kurtit për gjetjen e numrave të deputetëve dhe deklaratave të tija fiktive, deputeti Hasani tha se Kurti është një lider i papërgjegjshëm politik dhe për 9 muaj ka gënjyer opinionin publik.

“Kurti ka treguar që ka numrat për qeverinë, por kërkon për Kuvendin. Ai ka mashtruar opinionin për numrat, tregon papërgjegjëshmëri politike dhe injorancën e njeriut të parë të qeverisë.

Në orën 12 e mbyll afatin pas dekretit, nëse këtë nuk e bën tregon papërgjegjshmëri politike dhe një sjellje injorante.

Dështimi i tij do të jetë një variant tjetër që njeriu i dytë nga partia do të ketë mundësinë 10 ditë. Nëse nuk e bën, i kalon mundësia PDK e cila e ka mundësinë të formojë Kuvendin. Kuvendi ka 120 deputetë, Albini bën vetëm 58. Problemi qëndron te Lista Serbe, që ka përçarë Kuvendin. PDK nuk bashkëpunon me Listën Serbe. Lisa Serbe ka zgjedh Kurtin dhe Osmanin në qeverisje.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!