Qeveria e Kosovës nisi pasditen e 1 korrikut ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut, duke shpërfillur thirrjet e ndërkombëtareve, për të mos e ndërmarrë këtë hap.
Para fillimit të ceremonisë 6 persona u ndaluan nga policia dhe u ndëshkuan me gjobë për kundërvajtje penale. Policia tha se ata nuk zbatuan urdhrat e autoriteteve
Dy urat do të shërbejnë njëra për këmbësorët dhe tjetra për automjetet me synim lidhjen e Mitrovicës së Jugut ku shumica e banorëve janë shqiptarë me Veriun e Mitrovicës ku shumica e popullsisë janë serbë.
Sipas Albin Kurtit kjo do të ofrojë një përmirësim të infrastrukturës për qytetarët që jetojnë në veri, në fakt po bën atë çfarë ka bërë edhe në tre vitet e kaluara, tensionim të marrëdhënieve të Kosovës me partnerët ndërkombëtar SHBA dhe Bashkimin Europian.
Kryeministri në detyrë, përveshi mëngët e këmishës dhe jo vetëm hodhi gurthemelet e urës, por sfidoi edhe ambasadat e huaja në Kosovë.
Brukseli dhe Washingtoni zyrtar e kishin bërë të qartë se ky veprim i një anshëm dhe i pakordinuar i qeverisë Kurti do të sjellë trazira në vend si dhe minim të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Por Albin Kurti i ftoi ta kontaktojnë nëse kanë dilema dhe kështu ai dhe qeveria e tij në detyrë mund tua shpjegojnë me përpikmëri.
Bashkimi Europian i tha këtë të martë Radio Europës së Lirë se ata nuk ishin informuar mbi vendimin e qeverisë Kurti për hedhjen e gurthemeleve për dy ura të reja mbi lumin Ibër.
Si bashkimi Europian ashtu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Prishtinës zyrtare të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por Albin Kurti shpesh i ka tensionuar marrëdhëniet me Perëndimin. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar vazhdimisht që Qeveria e Kosovës të konsultohet me komunitetin Serb për çdo hap që ndërmerr, për të mos cenuar të drejtat e tyre.
Verën e vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ndërmori një nismë për të hapur urën kryesore mbi Ibër për trafik, akt ky që u kundërshtua nga popullsia lokale serbe dhe bashkësia ndërkombëtare.
Ura aktuale mbi Lumin Iber patrullohet dhe ruhet që prej vitit 1999 nga misioni I NATO-s në Kosovë, Kfor si dhe nga Eulex, misioni i Bashkimit Europian për zbatimin e ligjit./abcnews.al