Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë kundërshtojnë liberalizimin e tregut të energjisë, pasi sipas tyre nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë se biznesi ishte i përgatitur.
Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Rafuna u shpreh se kjo do të ketë pasoja të mëdha për biznesin dhe qytetarët e Kosovës.
“Ka ndodhur që brenda dy muajsh, bizneset janë urdhëruar të kalojnë në tregun e lirë. Është kohë e shkurtër. Kalimi në tregun e lirë, kërkon kosto 200-300 përqind më shtrenjtë. Janë biznese të mëdha, kanë të punësuar 1483 punëtorë. Na del se 46.3 përqind e tyre, thonë se do ketë reduktim të prodhimit. Produktet e Kosovës do të jenë më të shtrenjta dhe nuk do të jenë konkurrues me produktet e importit, sidomos të Serbisë. Do bjerë kërkesa për produtket tona. Janë pasoja shumë të mëdha për Kosovën dhe për biznesin”, theksoi ai./abcnews.al