Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti kundër bizneseve: “Na jepni kohë të futemi në tregun e lirë të energjisë”

schedule17:25 - 11 Qershor, 2025

schedule 17:25 - 11 Qershor, 2025

Edhe kete te merkure perfaqesues te biznesve ne vend, por edhe qytetar dhe perfaqesues te shoqerise civile kane protestuar kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tregun e lirë të energjisë elektrike, që ka hyrë në fuqi me një qershor (1 qershor).

“Mos na ndalni prodhimin”, “Importi falënderon ZRRE-në për ndihmën”, “Mos e ndal zhvillimin ekonomik”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna tha se janë mbledhur kundër një padrejtësise që po i bëhet biznesve të vendit. Ai kërkon një fazë të tranzicionit dhe një paketë për të ndihmuar bisneset qe të mos ndikojë në uljen apo mbylljen e biznesit.



Ai kërkon që brenda dhjetë ditëve ZRRE ta anuloj këtë vendim.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Skënder Krasniqi u shpreh se Qeveria i ndau para disa ditëve mbi 30 milionë euro për pagat të sektorit publik e sipas tij po aq i duhen sektorit privat për të mos lene bizneset te falimentojne.

Protesta e organizuar nga dhomat e tregtisë dhe industrisë në Kosovë nisi ne oren njëmbëdhjetë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe zgjati rreth nje ore per te vijuar marshin perpara zyres se Rregullatorit te Energjise.

Më 29 maj bizneset dolën në protestë si shenjë pakënaqësie lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke bllokuar hyrje-daljet në Prishtinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!