Pas zgjedhjeve elektorale të Kosovës, mbetet ende e paqartë se cilat do të jenë koalicionet qeverisëse dhe si do të formohet qeveria e re për katër vitet e ardhshme.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ftuar në ‘Balkan Update’ tha se ende janë të paqarta koalicionet qeverisëse dhe se do të ishte mirë që kandidati Fatmir Limaj të mos bashkohej me partinë Vetëvendosje.
“Do të jetë mirë për Kosovën nëse Fatmir Limaj nuk do të bashkohet me partinë Vetëvendosje.
Akoma nuk është e qartë se kush do fitojë nga kandidatët për deputetë të çdo partie. Pazaret do të jenë të mëdha mes subjekteve politike dhe do të jetë mirë për Kosovën nëse Limaj nuk do të jetë pjesë. Limaj e ka një subjekt të vetin dhe për tu rritur prapë mund të shkojë në qeverisje me këdo që e ndihmon më shumë. Nëse Kurti i siguron 50 deputetë i ka 10 minoritete por jo të gjitha minoritetet serbe do të hyjnë në koalicion. Nëse opozita e bën qeverinë do të ketë shumë shpejt zgjedhjet për president dhe do ta ketë më të vështirë. Unë nëse do të isha në atë pozitë, do ta lejoja me çdo kusht që Albini të krijonte qeverinë.” , tha ai për Balkan Update.
/ abcnews.al