Kurti kërcënon hapur prokurorët: “Deklarata që nuk duhet thënë nga një kryeministër” (VIDEO)

schedule11:28 - 7 Shkurt, 2025

schedule 11:28 - 7 Shkurt, 2025

Kryeministri Albin Kurti pati kërcënuar prokurorët, duke thënë se “mos të dalin në punë më 10 shkurt”.

Kjo  pasi ai nuk iu përgjigj ftesës së prokurorisë për t’u intervistuar si dëshmitar.

Sipas, Flamur Kabashit, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), këto deklarata nga një kryeministër vendi janë të rënda dhe nuk duhej bërë, njofton Klankosova.tv.

“Janë deklarata të cilat nuk duhet të ndodhin dhe nuk duhet thënë, sidomos nga një kryeministër dhe kandidat për kryeministër”.

Nuk është njëjtë të deklarosh si qytetar dhe të japësh një opinion për punën e prokurorisë, dhe të japësh një deklaratë në pozitën e kryeministrit, karshi veprimeve që po bën prokuroria speciale dhe punës që ajo bën”.

Dallon pesha e deklaratës nga një qytetar që mund të shprehë një opinion dhe një zyrtar shtetëror, dhe aq më shumë një kryeministër i vendit.

Deklarata e tillë është e rëndë dhe nuk duhej bërë”, u shpreh Kabashi në studion e “Ora 7” në Klan Kosova.

Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!