Kurti: Jemi duke i përmbushur zotimet ndaj qytetarëve, përfshirë luftimin e korrupsionit

schedule13:52 - 23 Maj, 2023

schedule 13:52 - 23 Maj, 2023

Kryeministri Albin Kurti gjatë lancimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit, ka thënë se si qeveri janë duke i përmbushur zotimet dhe përgjegjësitë e dhëna ndaj qytetarëve, përfshirë luftimin e korrupsionit. Mirëpo, ka theksuar se vonimi i rezultateve kundër korrupsionit bie në përgjegjësinë e partive opozitare.

“Mungesa e korrupsionit në qeveri ka ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik. Vonimi i rezultateve me këto mjete të fuqishme kundër korrupsionit zyrtar bie në përgjegjësinë e partive opozitare. Korrupsioni ka lënduar shoqërinë për një kohë të gjatë, mirëpo sot jemi mbledhur për të përmbushur zotimin dhe përgjegjësinë që na është dhënë”, deklaroi Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se përmes kësaj strategjie synohet të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet./Kosovapress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!