Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti, i plagosur nga zgjedhjet/ Frrok Çupi: Protesta për UÇK në Tiranë? Shqipëria është në mbrojtje të Kosovës

schedule21:03 - 13 Tetor, 2025

schedule 21:03 - 13 Tetor, 2025

Analisti Frrok Çupi thotë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është “plagosur” nga zgjedhjet për kryetarë komunash, ku partia e tij Lëvizja Vetëvendosje pati rënie të elektoratit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se opozita duhet të dijë ta lexojë votën e elektoratit.

Lidhur me protestën që do mbahet më 17 tetor në Tiranë, për lirimin e ish liderëve të UÇK, Çupi deklaroi se Shqipëria është në mbrojtje të Kosovës.

“Më duket e ka lëvizur qytetaria në Kosovë, gjë që unë nuk e besoja. Edhe për një 4 vjeçar tjetër, qytetarët nuk do binden. Praktikisht, u bindën. Kurti shkon në zgjedhjet e përgjithshme i plagosur. Në zgjedhjet e tjera, Kosova shkon duke shpresuar tek opozita. Tani, e gjithë barra bie mbi opozitën. 38 përqind e votuesve votuan dhe kjo tregon se kosovarët janë të dëshpëruar nga qeverisja. Do të thoja një gjë për këtë, datën 17 tetor. Kjo bëhet për të mbrojtur rrënjët e Kosovës. Fakti i kryeministrit të Shqipërisë, fakti që do shkojë në protestë,me atë potencë që ka në Europë, dëshmon se Shqipëria politike po tenton të mbrojë themelet e shtetit të Kosovës.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!