Kurti i përgjigjet Grenellit: E kam parë në sy, nuk i kam premtuar heqjen e taksës 100%

schedule22:57 - 27 Mars, 2020

schedule 22:57 - 27 Mars, 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratave të Richard Grenell, cili tha se i ishte premtuar heqja e taksës 100%.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se Grenellin e ka parë në sy dhe kurrë nuk i ka premtuar heqjen e taksës 100%.

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, shkruan Kurti.

Sot në një intervistë për emisionin ‘Pressing”, Grenell tha se kurti i ka premtuar heqjen e taksës, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.