Ftesës së prokurorisë për të dëshmuar si person në dijeni, kryeministri Kurti po zgjedh të mos i përgjigjet, por ndërkohë çfarë parashikon ligji në të tilla raste?
Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, u shpreh se ky është rasti i parë që një kryeministër refuzon ftesën e prokurorisë. Ndër hapat e tjera që ka të drejtë të ndërmarrin instancat ligjore janë gjoba 250 euro, si dhe mbajtjen e kryeministrit në paraburgim për një afat 30 ditë.
“Kurti ka një kohë të gjatë që është ftuar nga prokuroria në njësinë e dëshmitarit mirëpo kryeministri është duke refuzuar në vazhdimësi ftesën e prokurorit special. Ai konsideron se prokurori duhet të shkojë në zyrën e kryemiistrit për të marrrë dëshminë. Ky është një hëezitim i panevojshëm nga ana e kryeministrit sepse duhet t’i përgjigjen të gjithë pavarësisht pozitës.
Tani kemi një urdhër të gjykatës që obligon kryeministrin, megjithatë legjislacioni e paracakton që gjyqtari të vendosë një gjobë 250 euro dhe në rast se nuk i përgjigjet kësaj ftese mund të arrestohet dhe të mbahet në paraburgim. Legjislacioni nuk përmban afate se sa herë duhet ftuar për të dëshmuar. Aktualisht legjislacioni nuk parashikon masë tjetër, të vetmet masa janë gjoba dhe arrestimi për 30 ditë në paraburgim. Nëse kalon ky afat 30 ditor nuk kemi tjetër udhëzim sesi veprohet. Një veprim i tillë minon veprimin e drejtësisë dhe parimi i barazisë para ligjit nuk vlen për të gjithë. Është hera e parë që një kryeministër refuzon ftesën e prokurorisë.”
/ abcnews.al

