Gazetari Rid Berisha në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News theksoi se Kosova vazhdon të jenë nën masa ndëshkuese të Bashkimit Europian.
Ai theksoi se Albin Kurti është treguar i paaftë për të formuar qeverinë e re.
“Në Samitin e Londrës kryeministri atje u përpoq të marrë mbështetjen e vendeve, aktualisht zëri i tij nuk u dëgjua fare. Kosova është në masa ndëshkuese nga BE. Në panoramën e madhe, Kosova po merr pjesë në forume ndërkombëtarë dhe nuk po arrin të bindë sidomos miqtë që Kosova ka ndryshuar dhe të mos ketë masa ndëshkuese. Por ndërkaq Kosovës i ka mbetur pak ditë të provojë nëse do arrijë që të bëjë qeverinë. As Kurti dhe as opozita e deridjeshme nuk kanë asnjë përpjekje premtuese për t’i dhënë vendit institucionet e dala nga votat e 9 shkurtit. Askush nuk po gjen guximin e madh politik për t’u ulur dhe për të gjeneruar çfarëdolloj koalicioni për t’i dhënë Kosovës institucione”, tha ai.
/abcnews.al/


