Ish kryeministri, Ramush Haradinaj, ka reaguar menjëherë ndaj vendimit për heqjen e taksës nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!, ka deklaruar Haradinaj.
Kujtojmë se Haradinaj vendosi taksën në kohën që ishte kryeministër ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, për shkak të lobimit të Serbisë për mospranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare./abcnews.al