Ish-ambasadori Haki Abazi tha se fitorja e fundit zgjedhore e Albin Kurti erdhi me mbështetjen e Vjosa Osmani, por sipas tij, Kurti ka goditur pas shpine Osmanin.
Sipas tij, përfshirja e emrit të familjes Jashari në debat është përpjekje për të shmangur thelbin e përplasjes.
Ai shtoi se qëllimi real i Kurtit, është dobësimi politik i Osmanit, jo lartësimi i figurave të luftës, duke përmendur familjen Jashari.
“ Kjo është zhurmë. Kurti fitoi zgjedhjet e fundit me përkrahjen e Osmanit. Në mes të rrugës i futi një thikë pas shpine duke ia tërhequr Listën Guxo; kjo është ende e mbërthyer brenda VV-së. Osmani bëri disa lëshime duke e mbrojtur para Kushtetueses dhe duke e vendosur datën e zgjedhjeve më 28 dhjetor sicc donte Kurti. Nga një përplasje që kishte Osmani me Kurtin, tentoi të bënte një rikthim, por Kurti e afroi dhe e goditi pas shpine.
Kjo goditje mund t’i kushtojë Kurtit duke futur në lojë familjen Jashari; kjo është përpjekje që ai të mos kuptojë se ka përplasje ideologjike. Jasharët kanë sakrifikuar dhe kanë ndërtuar UÇK-në; goditja e Kurtit ndaj Osmanit mund të sjellë një distancim të Jasharëve. Kurti po mundohet ta fusë në proces përmes kanaleve të zhurmës, kinse kemi të bëjmë me familjen Jashari. Hoxha ka rënë në kurth me qëllim të mirë.
Ne i shkatërrojmë familjet dhe emrat e mëdhenj. Kurti nuk do asnjë trashëgimtar të luftës së UÇK-së. Rifat Jashari nuk do të bjerë në këtë lojë dhe lufta ndaj Osmanit është qëllimi i Kurtit, jo lartësimi i familjes Jashari.” / abcnews.al /


