Kurti: Gara jonë është me të ardhmen jo me të kaluarën, 100 ditët e kthesës drejt zhvillimit

schedule22:42 - 30 Qershor, 2021

schedule 22:42 - 30 Qershor, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me të gjithë ministrat e qeverisë. Pas kësaj, Kurti ka deklaruar se në 100 ditët e qeverisjes, udhërrëfyes  patën zotimet ndaj qytetarëve.

Duke renditur ato që konsiderojnë punë të kryera përgjatë këtij 100 ditëshi, Kurti deklaroi se gara është me të ardhmen dhe jo me të kaluarën dhe se këto janë 100 ditët e kthesës drejt zhvillimit.

Postimi i plotë në Facebook:

Me reformat e nisura në drejtësi, financa publike dhe ekonomi, e rritëm efikasitetit e institucioneve publike dhe besimin e bashkëpunimin e qytetarëve me to. Morëm 144 vendime dhe kaluam projektligje e dokumente të rëndësishme.

Filluam depolitizimin dhe departizimin e institucioneve të Republikës duke emëruar e zgjedhur profesionistë, si drejtorin e ri të AKI-së dhe drejtorin e ri të Doganës.

Për të çliruar ndërmarrjet publike shkarkuam bordet ekzistuese dhe emëruam ato të përkohshme në Trepçë, KEK, Postën e Kosovës, Infrakos, Ujësjellësin “Prishtina” dhe Ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”.

Menaxhimi i pandemisë

Nga marsi deri në qershor, patëm rënie prej 99% të rasteve të reja, 97% ulje të rasteve aktive dhe 86% ulje të rasteve të hospitalizuara me COVID-19. Përderisa kur e pranuam detyrën kishim 781 raste me infektime të reja me COVID-19 dhe 17 vdekje në ditë, sot kemi 9 raste të reja dhe asnjë vdekje. Kur u rikthyem, nuk gjetëm asnjë vaksinë, e as kontratë të negociuar për sigurimin e tyre, ndërkaq sot kemi 2 milionë vaksina të siguruara dhe 200 mijë doza të vaksinës të administruara. Ndamë 20 milionë euro mbështetje direkte për ata që ishin në vijën e parë të frontit, për personelin shëndetësorë dhe policinë, për bizneset dhe përfituesit e skemave sociale dhe pensionale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!