Kurti, fushatë me lekët e qeverisë/ “I heshtur” për formimin e qeverisë së re

schedule17:07 - 8 Tetor, 2025

schedule 17:07 - 8 Tetor, 2025

Kurti po shfrytezon te gjitha mundesite per te joshur elektoratin perpara zgjedhjeve lokale te 12 tetorit.

Teksa mori pjese ne perurimin e rrjetit te ujesjellesit ne disa fshatra te Fushe-Kosoves, ai foli me entuziazem per kete nderhyrje qe e quajti historike, por nuk pati asnje pergjigje ne lidhje me mundësitë e formimit të qeverisë së përkohshme.
Nje ide kjo e propozuar nga partnerja e tij e koalicionit, Mimoza Kusari-Lila.

Kurti heshti edhe kur u pyet konkretisht ne lidhje me angazhimin e tij për formimit të qeverisë së re.
Kosova ende nuk ka themeluar institucionet e reja edhe mbi tetë muaj pas zgjedhjeve te 9 shkurtit.

Gjykata Kushtetuese më 30 shtator doli me një njoftim ku tha se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, që ka nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Kushtetuesja ka urdhëruar deputetët e Kuvendit të konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda afatit 12-ditor prej publikimit të aktgjykimit të plotë, por pa specifikuar pasojat juridike në rast te moszbatimit te ketij vendimi.

Vendimi i Kushtetueses erdhi pas ankesës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, lidhur me votimin ndarasi të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Qytetaret e Kosoves duket se do te kalojne nga zgjedhjet ne zgjedhje, ndersa deri te dielen e gjithe vemendja eshte tek gara lokale per 38 komuna me gjithesej 93 subjekte politike ne gare.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!