Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Kurti fshihet pas VLEN’/ Zgjedhjet në RMV, Selimi: Po ushtron ndikimin e tij në mënyrë jo të drejtpërdrejtë

schedule17:27 - 3 Tetor, 2025

schedule 17:27 - 3 Tetor, 2025

Gazetari Sefer Selimi komentoi për ‘Ballkan Update’ situatën politike në Maqedoninë e Veriut, mes tensioneve të fushatës por edhe ndikimit të Kurtit.

Selimi tha se këto janë shkelje të cilat ligji maqedonas i sanksionon, ndërsa Kurti sipas tij nuk po përfshihet drejtpërdrejtë në këto zgjedhje por po e ushtron sidoqoftë ndikimin e tij.

“Kemi pasur një shkelje të ligjeve dhe normave që kanë të bëjnë me fushatën. Kemi pasur kryeministër, ministra dhe kryetar komunash që janë futur në garë dhe kanë nisur punën për ndërtime të reja, ku ligji zgjedhor e sanksionon. Madje ka pasur organizime dhe hapje shtabesh, tani është pjesa mbyllëse e fushatës.

Ndryshe nga zgjedhjet e fundit ku kishim një përfshirje të drejtpërdrejtë të Kurtit në skenën politike, kësaj rradhe shohim një mungesë të plotë të tij për tu përfshirë drejtpërdrejtë.

Ka dhe spekulime që thonë se marrëdhëniet mes tyre janë të ftohta dhe nuk do të ketë mbështetje të Kurtit. Ka të bëj më tepër me konstatimin që Kurti ka bërë gabim duke e mbështetur.”

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!