Kurti flet për herë të fundit si kryeministër: Nesër s’do jem më në këtë zyrë, por do kthehemi shpejt

schedule19:20 - 3 Qershor, 2020

schedule 19:20 - 3 Qershor, 2020

Albin Kurti, në ditën e fundit të detyrë si kryeministër i Kosovës ka bërë një bilanc të katër muajve qeverisje, duke renditur ato që i quan suksese të partisë së tij.

Me anë të një videomesazhi për qytetarët e Kosovës Kurti e hodhi poshtë gjykimin e Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur atë të papranueshëm.

Megjithatë, ai deklaroi se do të vazhdojë betejën duke premtuar se do rikthehet sërish shumë shpejt në krye të qeverisë së Kosovës.

LEXO EDHE: Miratohet me 61 vota qeveria e Avdullah Hotit

“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedhur kryeministër dhe nesër nuk do jem më në këtë zyrë. Katër muaj të mirë me 213 vendime që e kanë bërë më të mirë qeverisjen në Kosovë. Që nga zgjedhjet e 6 Tetorit kemi treguar se jemi partia e parë në vend dhe Kuvend. Kemi dëshmuar se është e mundur të qeverisësh pa marrëveshje me listën serbe.

Kemi dëshmuar se mund të zvogëlohen pagat e qeveritarëve, se mund të menaxhohet pandemia pa panik dhe pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Kemi dëshmuar se mund të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë e të ndihmohet Presheve.

Drejtorët shkarkohen edhe kur janë familjarë të drejtorit. Kemi dëshmuar se mund të arrihet pavarësia elektroenergjetike. Gjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme. Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveri koti. Nesër nuk do e bëj në parim dorëzimin. Ne vazhdojmë betejën. Do kthehemi përsëri e shumë shpejt”, u shpreh Albin Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!