Kurti flet pas takimit me Merkel: Këto janë 4 elementet që bisedova me kancelaren

schedule16:40 - 14 Shtator, 2021

schedule 16:40 - 14 Shtator, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë. Pas këtij takimi, Kurti ka folur për mediat duke thënë edhe pikat kryesore për të cilat kanë biseduar.

Sipas Kurtit që të vendoset stabilitet në Kosovë për rrugëtimin europian, janë 4 elementë që duhet zbatua:

“1.Sundimi i ligjit që vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve.  2. Demokratizimi që mundëson media të lira e të pavarura dhe vepron kundër autokratëve. 3. Ballafaqimi me të kaluarën dhe nuk lejon të ketë në liri kriminele të luftës dhe aq më pak të jenë në pushtet. 4.Reciprocitet, balanca mes pakicave kombëtare dhe kundër hegjemonive nacionaliste.“ tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës pas takimit me kancelaren Merkel mes të tjerash ka theksuar se këto 4 elemente janë të rëndësishëm për stabilitetin e vendit dhe për sigurinë drejt Bashkimit Europian.

Duke u ndalur tek raportet Kosove-Serbi, Kurti ka thënë se janë dy shtetet që bëjnë dialog për të vendosur marrëdhëniet se si do qëndrojnë me njëri-tjetrin. Kurti ka theksuar se statusi i Kosovës nuk ka si të diskutohet pasi nuk do të kthehet para vitit 2008 ku edhe u shpall pavarësia.

Kurti ka theksuar se Kosova nuk do t’i harrojë kurrë krimet e bëra nga Serbia. Ai ka sjellë një shembull konkret ku theksoi se Vuçiç ka mohuar masakrën e Reçakut.

“Krimet nuk do i harrojmë kurrë dhe nuk do ndalemi kurrë për të kërkuar drejtësi për to. Presidenti i Serbisë e mohoi masakrën e Reçakut. Mosnjohja e pavarësisë dhe mos pranimi i krimeve nuk janë ndryshe.” tha Kurti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!