Procesi zgjedhor u përmbyll ditën e djeshme në Kosovë ku deri më tani kryeson Albin Kurti nga rezultatet e para.
Kandidati i PDK, Artan Berhami e komentoi procesin e votimit si demokratike dhe me pjesëmarrje të kënaqshme. Sipas tij, Vetëvendosjen dhe Partinë Demokratike të Kosovës nuk i lidh asgjë me njëra tjetrën sepse partia Vetëvendosje nuk ka program dhe ka përçarë shqiptarët.
“Zgjedhjet kanë qenë super demokratike, pjesëmarrja ishte e kënaqshme, nuk ka pasur kritika nga partitë dhe është qytetare të pranohen rezultatet. Procesi ka shkuar shumë mirë. Kemi pritur të kemi mbi 200,000 votues, pra kemi një rritje të partisë PDK me një lider që ka transformuar dhe ka një listë me mbi 60% të rinj dhe me gra të përfshira.
Unë mendoj që në betejën politike në Kosovë për herë të parë ka dy tabore, në një anë partitë që kanë ndihmuar në shtetndërtimin dhe pavarësine e Kosovës dhe është një parti që ka sfiduar shtetin dhe është munduar të rrënojë fuqinë kryesore që ka pasur Kosova që kanë qenë marrëdhëniet me SHBA. VV dhe PDK nuk i lidh asgjë sepse ne kemi program, ata nuk kanë program. Ne nuk do të bëhemi pjesë me një lider që është munduar të përçajë dhë të ndajë shqiptarët në atdhetar dhe jo.
Mbrëmë ka quajtur opozitën kafshë dhe liderët e fundit që e kanë quajtur të tillë kanë qenë ata që janë futur në politikë si diktator.”
/ abcnews.al

