Kurti fiton, por më pak/ Frrok Çupi: E ka lodhur Perëndimin, SHBA e ka shkëputur marrëdhënien me të

schedule13:30 - 10 Shkurt, 2025

schedule 13:30 - 10 Shkurt, 2025

Analisti Frrok Çupi thotë se rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, nuk zgjidhi asgjë, edhe çështjen kryesore, se kush do e qeverisë vendin.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se SHBA e ka shkëputur marrëdhënien me Kurtin dhe se Perëndimi është lodhur me të.

“Ishte rezultat që nuk zgjidh asgjë, ndikoi në disa gjëra. Nuk zgjidhi se kush do qeverisë, do shikojmë kohë të gjatë në përpjekje për të ndërtuar një qeveri. Në të dyja rastet do kemi qeveri ose shumë të dobët ose nuk do të formohet fare. Nuk zgjidhi orientimin nga do të shkojë Kosova. Kriza në Kosovë ishte krizë orientimi.  Nuk u zgjidh kjo çështje, do orientohet drejt Perëndimit apo jo. Nuk u zgjidh çështja themelore, me kë do të qeverisë Kosova? Nëse do ndërtohet qeveri e opozitës së sotme, në këtë sens mund të jetë e dobët. Kosova është shumë e dobët, pa institucione ndërkombëtare, pa njohje. Vjen një pyetje shumë e sinqertë, nëse do ta acarojë Kosova politikën, çfarë do ndodhë? Fillimisht do të aplikohet zotësia e Kurtit për të ndërtuar një qeveri, do të jetë në presione të mëdha. Ka ndërtuar përrallë nacionaliste sikur është i shkëputur totalisht nga Serbia.

Ka 100 pikëpyetje para se të shkojmë te një qeveri e Kurtit. Nuk besoj te një koalicion i partive opozitare. Secili prej kryetarëve të partive opozitare, janë dehur për t’u bërë kryeministra. Partitë opozitare nuk kanë shpresë të madhe. Pa arritur në këtë pikë, besoj se Kosova nuk do ketë qetësi përfundimtare. Shtëpia e Bardhë i ka prerë urat me Kurtin. Shtëpia e Bardhë bëri dy thirrje ndaj Kosovës, mos u mashtroni nga Kurti, dhe e dyta, deklaroi se Kurti dhe qeveria e tij janë të pabesueshme për ne. Perëndimi ka paralajmëruar se nuk bashkëpunon me të”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!