Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur dakordimin në Kuvend për reformën zgjedhore. Në mbledhjen e qeverisë, Kurti tha se drafti për reformën zgjedhore do të shqyrtohet së shpejti në ekzekutiv.
Sipas tij, përmes kësaj emigrantët do të mund të votojnë në ambasada dhe konsullata. Kurti gjithashtu dënoi edhe sulmin ndaj gazetarit Valon Sula dhe bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al