Kurti: Do të përmirësojmë kushtet socio-ekonomike për komunitetin egjiptian

schedule19:00 - 24 Qershor, 2021

schedule 19:00 - 24 Qershor, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën me temë “Drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse me mundësi të barabarta”, deklaroi se qeveria do të vazhdojë përkushtimin e saj për të përmirësuar kushtet socio-ekonomike dhe avancimin e të drejtave të komuniteti egjiptian.

Konferenca u realizua në kuadër të 24 qershorit “Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian”.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Kurti, kujtoi se gjatë viteve ’90 nxënësit e komuniteti egjiptian ishin përzënë nga shkollat, ndërsa gjatë viteve të luftës ‘98-‘99 kishte edhe viktima civile.

Më tej theksoi se organizimi politik i komunitetit egjiptian gjatë dy dekadave të fundit ka pasur kontribut në Kosovë.

“Ne synojmë që të zbatojmë  Ligjin nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, me të cilin përcaktohet që në institucionet publike qendrore, minimumi 10% e vendeve të punës në të gjitha kategoritë e zyrtarëve publikë duhet të plotësohen nga pjesëtarët e komuniteteve”, tha kryeministri Kurti./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!