Kurti: Dialogu Kosovë-Serbi, nuk mund të vazhdojë pafundësisht

schedule14:33 - 27 Qershor, 2021

schedule 14:33 - 27 Qershor, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e zhvilluar me Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, u ndal tek provesi i dialogut me Serbinë.

Ai u shpreh dialogu është i domosdoshëm për statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Po bëhen 23 vite bisedime mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, por këto nuk mund të vazhdojnë pafundësisht. Dialogu dhe bisedimet nuk janë për statusin e Kosovës, por për statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e që duhet të bazohen në barazi dhe reciprocitet, e tillë siç është edhe njohja e ndërsjellë”, ka thënë Kurti.

Sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, Kurti tha se janë të veçanta dhe se do të vijojnë të mbetet të tilla.

“Ne kemi marrë vendimin si qeveri që për shtetasit e Shqipërisë të hiqet detyrimi për leje qëndrim të përkohshme, në mënyrë që ata të punësohen pa problem në Kosovë”, është shprehur më tej Kurti./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!