Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se propozimi i Brukselit sa i përket asosacionit të komunave me shumicë serbe, iu është dorëzuar të dyjave palëve.
Gjithashtu zëdhënësi i BE-së ka shtuar se shpreson që të ketë një përgjigje pozitive lidhur me këtë propozim, megjithatë beson se nuk do të një rezultat final sa i përket kësaj çështjeje.
“Sot nuk është vërtetë mundësia për të bërë deklarime apo arritur rezultat final. Kjo është pjesë e procesit. Sepse procesi duhet të ristartohet me energji të plotë dhe përkushtim të plotë. Që do të thotë në mënyrë konstruktive dhe pa parakushte. Për të punuar menjëherë në të gjitha obligimet dhe Asociacioni është një ndër to, dhe për depërshkallëzimi i situatës që jashtëzakonisht i nevojshëm”, ka thënë Stano./abcnews.al/