Kurti dhe Osmani kthehen nga SHBA-të, do të mbajnë një konferencë për mediat nga aeroporti

schedule09:07 - 30 Korrik, 2022

schedule 09:07 - 30 Korrik, 2022

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti do të kthehen sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krerët e shtetit qëndruan në Uashington nga e hëna ku pas takimit me Sekretarin Blinken, ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes 200 milionë dollarëshe me MCC-në.

Rreth orës 12:30 ata do të mbajnë një konferencë për media në aeroport.

“Sot (30.07.2022), në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti, mbajnë konferencë për media lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin për media të Presidencës së Kosovës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!