Kurti dhe Majko vendosin lule në varrin e Hasan Prishtinës në Kukës

schedule12:07 - 29 Nëntor, 2022

schedule 12:07 - 29 Nëntor, 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës në Shqipëri për 110-vjetorin e Pavarësisë vizitoi varrezat e Dëshmorëve të Kukësit.

Së bashku me të ishte dhe deputeti socialist Pandeli Majko me të cilin bënë nderime në vendin ku prehet Hasan Prishtina.

Pandeli Majko shprehu nderimet e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale:

“Në varrezat e dëshmorëve të Kukësit, së bashku me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, në datën 27 nëntor, qëndruam për të nderuar vendin e prehjes së Hasan Prishtinës.

Hasan Prishtina është fati i të vërtetës shqiptare të cilës kemi nevojë ti kthehemi dhe rikthehemi. Vendi ku prehet, i përgjigjet karakterit të tij. Ai “shikon” nga të gjitha trojet shqiptare.”/abcnews.al