Kurti del nga izolimi, takon në zyrë ambasadorin gjerman

schedule14:16 - 12 Maj, 2020

schedule 14:16 - 12 Maj, 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kuti, është kthyer në zyrën e tij pasi  qëndroi një ditë në vetëizolim.

Kuri u izplua pasi pati kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve që dyshohej se mund të ketë qenë i infektuar me COVID-19. Ndërkohë, ky i fundit rezultoi negativ, kështu kryeministri në detyrë ka dalë sot nga izolimi.

Kurti ka takuar ambasadorin gjerman, Christian Heldt, me të cilin kanë diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës pas pandemisë.

Në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike.Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KËF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!