Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e parlamentit, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

schedule14:33 - 2 Prill, 2026

schedule 14:33 - 2 Prill, 2026

Teksa pret mbarimin e mandatit të Vjosa Osmanit në krye të shtetit, Albin Kurti e ka sulmuar atë nga salla e Kuvendit.

Meqenëse gjykata foli, edhe Kurti tha se dekreti i saj për shpërndarjen e parlamentit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje, ishte në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës.

“Mirë se gjejmë njëri-tjetrin në seancën plenare të Kuvendit të Republikës sërish, në rikthimin e shtëpisë së demokracisë pothuajse një muaj pas dekretit të Presidentes për shpërndarjen e tij. Dekreti i lëshuar është në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ka krijuar një situatë e cila kërkon qartësi jo konfuzion, e cila kërkon përgjegjësi jo shmangie. Gjykata Kushtetuese ka folur për natyrën e Republikës sonë demokratike parlamentare dhe për kufijtë që Kushtetuta i vendos çdo institucioni”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.



Sipas tij, shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësi politike, duke e quajtur veprimin e Osmanit si një akt përmes së cilit ajo kërkoi të përfitonte, duke dëmtuar vullnetin e votuesit.

“Në këtë rend, shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësi politike dhe mbi të gjitha është vërtetuar e dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese tani që Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit as nën presion të afateve e të paqartësive kushtetuese. Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete dhe rrjedhimisht as nuk shpërndahet”, shtoi Kurti.

Kohën ne dispozicion Kurti e quajti jo një boshllëk institucional, por si mundësi për të ekzekutuar detyrën e radhës, edhe pse si parti e parë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk e ka ndier akoma nevojën për të bërë lëvizje publike në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!