Kurti: Brenda një viti, diaspora në Kosovë solli 1.4 miliardë euro

schedule11:10 - 22 Shkurt, 2022

schedule 11:10 - 22 Shkurt, 2022

Kryeministri, Albin Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe deputetë të shumtë të Kuvendit të Kosovës bashkë me përfaqësues të Shoqërisë Civile morën pjesë në hapjen e tryezës “Tryeza e rrumbullakët mbi të drejtat e diasporës”.

Me këtë rast, kryeministri Kurti deklaroi se remitancat e diasporës në Kosovë brenda një viti shkojnë deri mbi 1.4 miliardë euro.

Sipas Kurtit, kjo dëshmon se mërgata luan një rol kyç në zhvillimin e vendit. “Jemi duke punuar që diasporën ta angazhojmë në disa mënyra. Po ashtu, diaspora mund të kontribuojë në ndërmarrje, lidhje tregtare, që ndikojnë në rritjen e potencialit të vendit tonë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se Qeveria po punon vazhdimisht që të krijojë të gjitha kushtet që krahas investimit në atdhe, mërgata të sjelle dhe dije.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!