Kurti bisedë telefonike me Erdogan, zbardhen diskutimet

schedule22:33 - 4 Mars, 2023

schedule 22:33 - 4 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin ka biseduar mbi ecurinë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Erdogan përshëndeti rezultatin e arritur pas takimit të Kurtit me presidentin serb, Vuçiç.

“U bisedua edhe për takimin e fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çfarë Presidenti Erdogan përshëndeti rezultatin e arritur, duke shprehur mbështetjen e tij kryeministrit Kurti dhe gatishmërinë për të ndihmuar”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Mes të tjerash, Kurti i shprehu sërish ngushëllimet për familjarët e viktimave të tërmetit shkatërrimtar që tronditi Turqinë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!