Kurti: 654 milionë euro për komunat, kjo të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët

schedule11:32 - 24 Shtator, 2022

schedule 11:32 - 24 Shtator, 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës bëri të ditur se janë në fazën finale të përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023 dhe në këtë buxhet theksoi se reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal.

Kurti tha se për herë të parë do të ketë rritje prej 15 për qind të buxhetit për komunat në raport me vitin 2022.

“Qeveria e Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023. Në këtë buxhet reflektohet rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje prej 15 për qind të buxhetit për komunat në raport me vitin 2022. Do të jenë 654 milionë euro që do tu ndahen komunave e kjo rritje e buxhetit do të duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha kryeministri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!