Ulja e konsumit të energjisë si dhe dekarbonizmi mbetet sfida të Shqipërisë në rrugën drejt intgrimit. Në këtë kuadër është miratuar strategjia per rinovimin e banesave e cila synon që të ulë përdorimin e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht edhe emetimet e ndotësve në ajër.
Strategjia është një udhërrëfyes për zbatimin e masave drejt arritjes së objektivit për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë me 80–95% deri në vitin 2050 krahasuar me vitin 1990.
Ulja e konsumit të energjisë synohet që të arrihet përmes masave të eficencës së energjisë si termoizolimi, ndriçimin me llamba led, vendosjen e dritareve me dopioxham apo edhe vetëprodhimin energjisë elektrike përmes paneleve diellore.
Nevojat totale të investimeve që kërkohen për të arritur një stok ndërtimi të dekarbonizuar në Shqipëri deri në vitin 2050, janë rreth 24 miliardë euro.
Ndërkohë që, sa i takon ndërtesave të banimit parashikohen skema mbështetjeje financiare për rinovime të thella.
Rreth 69% e këtyre fondeve kërkohen për sektorin rezidencial, 25% për sektorin e shërbimeve komerciale/private dhe rreth 6% për ndërtesat e sektorit publik.
Për të përmbushur objektivat e reduktimit të emetimeve, deri në vitin 2050 duhet të rinovohen në Shqipëri një numër total prej rreth 89,500 ndërtesash. Stoku i ndërtesave të Shqipërisë ka një peshë prej rreth 38% të konsumit total final energjetik./abcnews.al