Historia trishtë e një vajze kineze ka prekur këdo. Vajza e quajtur Vu Huajan, bënte dy punë dhe studionte në universitet.
Ajo pothuajse humbi jetën pasi sakrifikoi për vëllain e sëmurë duke kursyer edhe ushqimin e vet. Kjo i rrezikoi asaj rëndë shëndetin, dhe gati vdiq nga uria.
Që pas vdekjes së prindërve, ajo kisthe qenë kujdestarja e vetme për të vëllain, i cili vuan nga një sëmundje mendore.
Tani ajo vetë ka shkuar 21 kg, dhe është 1.40 metra e gjatë. Kequshqyerja i ka shkaktuar probleme në zemër, me ecjen, rënie flokësh, pagjumësi dhe një tingull të vazhdueshëm në vesh.
Ndërkohë, pasi lajmi i saj u bë publik, qeveria ofroi një fond për vëllain, ndërsa mediat hapën një llogari dhe mblodhën gati 65 mijë dollarë./abcnews.al