“Kurrë Shqypni s’kam me të harrue”/ Poezia “Atdheu” nga Gjergj Fishta vjen nën tingujt e muzikës së Ilir dhe Korab Shaqirit

schedule09:10 - 14 Tetor, 2024

schedule 09:10 - 14 Tetor, 2024

Poezia “Atdheu” nga Gjergj Fishta vjen nën tingujt e muzikës së Ilir dhe Korab Shaqirit

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” këngëtari Korab Shaqiri, foli për bashkëpunimin më të ri me babain e tij Ilir Shaqiri, duke sjellë “Kurrë Shqypni s’kam me të harrue”.

“Fillimet e kësaj kënge kanë nisur nga Edmond Zhulali. E gjithë “mjegulla” e fillimit të kësaj kënge u ndriçua dhe njerëzit kanë filluar ta pëlqejnë. Klipi është xhiruar në Shkodër, në djepin e kulturës së Shqipërisë”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës Korab Shaqiri ndau edhe momente të bashkëpunimeve për këngët duke treguar se është pak e vështirë, bashkëpunimi me babain e tij, Ilir Shaqiri.

Gjithashtu tregoi se vitin e ardhshëm do të ketë edhe një koncert për Ilir Shaqiri, për 65-vjetorin e tij.

“Nuk është fare e thjesht të punosh me babain. Ilir kërkon shumë, nuk është fare e thjeshtë. Por me rëndësi është që mëson shumë. Këta janë profesorët tanë sepse ne jemi mësuar të mësojmë prej tyre. Me çdo bashkëpunim që kam pasur me babin ka qenë shumë i suksesshëm, dhe shumë shpejt do të kemi një tjetër bashkëpunim”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!