“Kurrë nuk isha duartrokitur aq shumë”, Herrera bën show me debutimin e Messit

schedule20:18 - 30 Gusht, 2021

schedule 20:18 - 30 Gusht, 2021

Lionel Messi bëri debutimin e tij me PSG mbrëmjen e djeshme në transfertën ndaj Reims të Valon Berishës e Arbër Zenelit. Ish-ylli i Barcelonës u fut në fushë në minutën e 66-të në vend të Neymar.

Trajneri Pochettino në atë moment vendosi të bëjë dy zëvendësime njëherazi dhe bashkë me Messin u aktivizua edhe Ander Herrera në vend të Wijnaldum.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ander Herrera (@anderherrera)

Mesfushori ishte pjesë e një momenti të paharrueshëm për botën e futbollit dhe ai e di mirë këtë. Leo Messi, pavarësisht se ishte në stadiumin e skuadrës kundërshtare, u duartrokit pamasë kur hyri në fushë.

Sigurisht hyrja në fushë u bë njëherazi me Herreran dhe ky i fundit “ka kujtuar” se ovacionet ishin për të. Me shaka në Instagram ai shkruan: “Kurrë nuk isha duartrokitur aq shumë në momentin e një zëvendësimi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!