“Kurrë më në prehërin tënd”, Ledri Vula prek me fjalët pas humbjes së njeriut të dashur

schedule13:49 - 18 Mars, 2021

schedule 13:49 - 18 Mars, 2021

Sot është ndarë nga jeta gjyshi i Ledri Vulës. Lajmin e trishtë e bëri me dije nëna e reperit, Xheraldina përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkroi disa fjalë prekëse për të ndjerin. “Baba jem i miri, sot t’i mbylla sytë dhe të ledhatova për herë të fundit. Të dua, stambollesha jote përjetë, Xherushi.”, shkroi ndër të tjera ajo.

Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar dhe vetë Ledri, i cili ka publikuar pak minuta më parë një foto ku shihet i mbështetur në prehrin e gjyshit. “Kurr ma në prehnin tond gjysh”, janë fjalët e reperit krahas fotos. Miq të njohur dhe fansa e tij i kanë shprehur ngushëllimet reperit.

Ndërkohë, një postim prekës ka bërë dhe partnerja e Ledrit, Sara Hoxha. Ajo ka publikuar një fotografi duke kërcyer me gjyshin e reperit, ku ka shkruar: “Ndihem me fat që e pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar më ke fal një dashuri që sot po më mungon pafund.

Gjithmonë e kam thënë që do të isha më e lumtura nëse Ledri bëhet sikur vetëm sa gjysma jote. Ty dhe Madhen ju kemi shembull. Jam e lumtur që Poem arriti ta takoj stërgjyshin e saj, po aq e trishtuar që nuk arriti të dëgjojë historitë e tua ashtu si unë. Do mbetesh gjithmonë në zemrën tonë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!