Kurorëzimi i Mbretit Charles u ndoq nga 18 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave britanike, ceremonia për kurorëzimin e Mbretit dhe Mbretëreshës Camilla, u transmetua njëkohësisht në një sërë kanalesh midis orës 11:00 dhe 13:00.
Shikimet arritën kulmin në 20.4 milionë ndërsa Mbreti u kurorëzua vetëm pas mesditës. Shifrat janë më të vogla pasi mesatarisht 26.5 milionë shikues ndoqën funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Mesatarisht, 18.8 milionë njerëz qëndruan para televizorit për të parë kurorëzimin në 11 kanale dhe shërbime, duke përfshirë BBC One, Two, ITV dhe Sky News.
Ndërkohë funerali për ish-bashkëshorten e mbretit, Diana, Princesha e Uellsit në vitin 1997 u ndoq nga 31 milionë në BBC dhe ITV, duke e bërë atë shifrën më të lartë të audiencës televizive.
/abcnews.al