Kurorëzimi i mbretit Karl i III, ushtari bie përtokë pa ndjenja

schedule10:23 - 8 Maj, 2023

schedule 10:23 - 8 Maj, 2023

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Kalanë e Cardiff në Uells gjatë kurorëzimit të Charles III, një ushtar ka rënë pa ndjenja dhe më pas u kap nga dy kolegë dhe u largua nga rreshti i ushtarëve.

Në media është publikuar video e momentit kur ushtari bie menjëherë në tokë. Ai ishte anëtar i Regjimentit të 104-të të Artilerisë Mbretërore.

Nga pamjet shikohet se vetëm pak çaste më vonë, mbërrijnë dy ushtarë dhe e tërheqin zvarrë gardianin pa ndjenja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!