Kurorëzimi i Mbretit Karl do të shkaktojë rënie të PBB-së në Britani

schedule10:53 - 8 Maj, 2023

schedule 10:53 - 8 Maj, 2023

Më shumë se 1 miliard paund ose 1.25 miliardë dollarë, janë shpenzuar për kurorëzimin e  Charles, sipas organizatorëve të kurorëzimit jashtëzakonisht të shtrenjtë të monarkut, i cili është kritikuar ashpër nga ekonomistët, pasi do të jetë një goditje për ekonominë britanike.

Ndër vlerësimet e ndikimit në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar është ai i konsulencës Pantheon Macroeconomics, e cila parashikon që PBB-ja e Mbretërisë së Bashkuar të bjerë me 0.2% në maj në krahasim me prillin.

Analistë të tjerë ekonomikë janë padyshim më pesimistë, duke parashikuar një rënie prej 0.7% të PBB-së në maj dhe një tkurrje të lehtë të ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar në tremujorin e dytë, si rezultat i gjithë këtyre shpenzimeve dhe më pak ditëve të punës.

Ky është vlerësimi i Dan Hanson, një ekonomist në Bloomberg Economics, i cili gjithashtu parashikon një rënie të ngjashme të PBB-së edhe për qershorin. Në të njëjtën kohë, James Smith, një ekonomist në ING, vlerëson se kjo rënie e vogël do të ndikojë në uljen e PBB-së së përgjithshme të Britanisë në tremujorin e dytë.

Përveç kësaj, Sanjay Raja, një ekonomist në Deutsche Bank në Britani, parashikon një rënie prej 0.5% të PBB-së në maj, e cila do të çonte në një rënie të vogël në përgjithësi për tremujorin e dytë.

Sipas analistëve ekonomikë, kurorëzimi i Charles do të jetë hera e dytë në një vit që protokolli i shtëpisë mbretërore do të dëmtojë rritjen e Britanisë.

Ceremonia e kurorëzimit është kritikuar gjithashtu nga shumë njerëz si jashtëzakonisht e shtrenjtë, në një kohë kur Britania po përballet me kostot e larta të jetesës dhe inflacionin e lartë, me shumë familje britanike të paaftë për të përballuar koston.

Megjithatë, në një kohë të shkurtër që kur Charles ka qenë monark i Anglisë, ekonomia britanike ka qënë më elastike sesa mendohej më parë. Parashikimet për një recesion këtë vit janë hedhur poshtë megjithëse inflacioni mbetet me dy shifra.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!