Kurimi i Covid-19, Kina miraton përdorimin e tre ilaçeve popullore

schedule12:52 - 4 Mars, 2021

schedule 12:52 - 4 Mars, 2021

Kina ka miratuar përdorimin e tre ilaçeve popullore  për të ndihmuar në trajtimin e Covid-19, sipas një njoftimi të agjencisë TCM.

Agjencia përdori një procedurë të posaçme miratimi për t’i dhënë dritën jeshile të 3-ja produkteve të cilat ndihmojnë në trajtimin e Covid-19, thuhet në deklaratë.

Siguria dhe efektiviteti i ilaçeve bimore, është një nga temat më të diskutuara në Kinë pasi sigurisht ka edhe skeptikë. Megjithëse shumë prej ilaçeve bimore janë përdorur për qindra vite, kritikët argumentojnë se nuk ka asnjë provë shkencore  për të mbështetur përfitimet e tyre të supozuara.

Në vitet e fundit, ilaçet popullore janë cilësuar si krenari kombëtare nga Presidenti kinez Xi Jinping./abcnews.al