Në Kurbin situata e përmbytjeve vijon të jetë shqetësuese. Fshati Adriatik është totalisht i përmbytur. Ndërsa të paktën 8 familje janë evakuuar, nga autoritetet. Sakaq edhe 6 familje të tjera janë të rrezikuara.
Banorët kanë shprehur shqetësimet pasi dëmet siç thonë ata janë shumë të mëdha. Ndërsa akset rrugore sipas autoriteteve janë të kalueshme, problematikë është shfaqur në Skuraj për shkak të dëmtimit të një ure.
“Jemi të rrezikuar me ujë. Kemi bërë thirrje që të merren masa sepse situata është shumë shqetësuese. Shteti duhet të ndërhyjë. Tokat bujqësore i ka përmbytur uji. Dëmet janë shumë të mëdha”, tha një qytetar.
/abcnews.al/


