Kurbini një muaj pas tërmetit, kryetarja e bashkisë tregon per Abc News çfarë do të ndodhë me strehimin

schedule19:42 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 19:42 - 26 Dhjetor, 2019

Në Bashkinë Kurbin, një muaj pas tërmetit, vijon puna për pastrimin e zonës nga inertet, ndërsa banorë të shumtë të pastrehë ende presin përgjigje nga bashkia për bonusin. Kryetarja e Bashkisë, Majlinda Cara per ABC NEWS ka treguar si do të vijojë puna në terren me objektet dhe sqaron çfarë do të ndodh me banorët.

Ndërsa puna në terren vijon për pastrimin e inerteve të banesave të shembura, në korridoret e bashkisë Kurbinë shumë banorë presin përgjigje se çfarë do të ndodh me strehimin e tyre.

ABC NEWS komunikoi me kryetaren e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara e cila tregoi se kur qytetarët do të marrin një përgjigje përfundimtare për strehim.

“Besoj do marrin metrat katrorë të duhura për çdo familje që është dëmtuar nga tërmeti”, shprehet Cara.

Projekti për stregim është prezantuar por kush do të hyjë në këto banesa:

“Pak herë për ndarjen e shtëpive, kurse për blloqet e banimit jemi në studimin e dy-tre blloqeve të tokave sepse po bëhet edhe studimi gjeolgjik i tokës”, deklaron kryebashkiakja.

Në Kurbin vijojnë të jenë në terren inskeptorët për të bërë vlerësimet e objekteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!