KURBINI- Në fshatrat Adriatik, Golem dhe Patok, në Kurbin, niveli i ujit është rritur.
Kjo si pasojë e çarjes së argjinaturës në krahun e Durrësit. Fushë-Kuqja, sipas Emergjencave Civile, po mbahet nën monitorim të shtuar, pasi është njësia administrative më e rrezikuar.
Ndërsa në disa lagje dhe toka bujqësore në Gjorëm të Mamurrasit, ujërat kanë nisur të tërhiqen. Puna për riparimin e argjinaturës po vijon, ndërkohë që nga grykëderdhjet e përrenjve po hiqen inertet.
Njëkohësisht po rehabilitohet rruga Tugve në Gjorëm dhe po punohet për sistemimin e segmentit Skuraj-Vinjollë. Rreth 50 forca, me 16 mjete, janë angazhuar në terren këtë të premte.
Paralelisht, Emergjencat Civile bëjnë me dije se grupet e punës do të jenë në terren për të evidentuar dëmet në banesa, toka bujqësore dhe infrastrukturë./abcnews.al.


