Kurbin, “Shën Mëhilli” bën bashkë katolikë e myslimanë

schedule15:35 - 30 Shtator, 2022

schedule 15:35 - 30 Shtator, 2022

Festa e Shën Mëhillit në Malbardhë të Kurbinit ka mbledhur besimtarë katolikë e myslimanë në kishën 800 vjeçare.

Festës i janë bashkuar edhe pelegrinë nga i gjithë vendi.

Në Malbardh 95 % e banorëve janë myslimanë dhe 5% katolik.

Festa e Shën Mëhillit kremtohet çdo vit më 29 shtator dhe përmes saj banorët përcojnë tek brezat e rinj harmoninë fetare.