Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Patok, ku një 15-vjeçar dyshohet se është mbytur në lagunën e Patokut.
Sipas njoftimit të policisë, i mituri është futur në ujë për t’u larë bashkë me shokun e tij bashkëmoshatar, dhe nuk ka mundur të dal më. I mituri tjetër është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa trupi i 15 vjeçarit u gjend pak më parë pas disa orësh kërkimesh.
Nga dyshimet paraprake, mendohet se të miturit do të kalonin lumin me not, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk mundi të dilte i gjallë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Patokut, Kurbin, ju informojmë se:
Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 15-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

