Kurba në rënie, vetëm 60 viktima nga Covid 19 në orët e fundit në Itali

schedule18:14 - 1 Qershor, 2020

schedule 18:14 - 1 Qershor, 2020

Më në fund duket se dhe Italia është në fund të kurbës së pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 60 viktima, duke e çuar në 33 475 numrin e viktimave, ndërsa janë konfirmuar pozitivë me Covid 19, 179 persona.

Numri i të përgjithshëm i të infektuarve në Itali që nga fillimi i pandemisë është 233 175, ndërsa tashmë numri i personave aktivë pozitiv me koronavirus në Itali është 41,367.

6,099 po kurohen në struktura spitalore ndërsa 424 pacientë janë shtruar në repartet e terapisë intesive.

Personat e shëruar nga Covid në Itali janë 158,355 e janë 848 të shëruar më shumë se një ditë më parë. Gjatë 24 orëve të fundit janë mjaft rajone që kanë regjistruar 0 raste pozitive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!