Kura natyrale kundër gripit dhe ftohjes, çajrat bimorë që bëjnë “mrekulli” për shëndetin

schedule10:46 - 21 Shtator, 2020

schedule 10:46 - 21 Shtator, 2020

Çajrat bimorë janë konsideruar si një “ilaç” natyror që luftojnë gripin dhe virozat. Për të folur për efektin e tyre në shëndet i ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në “Abc-ja e mëngjesit” ishte eksperti Zef Gjeta, teksa ndau disa këshilla pse duhet të bëhen rutinë e përditshmërisë tonë.

Ai rekomandon përdorimin e disa llojeve të çajrave në ditë që duhet të konsumohen për t’u paraprirë virozave të stinës dhe gripit.  Eksperti shpjegoi se një ndër çajrat me veti të mrekullueshme në shëndet është kamomili që po aq sa antiviral është qetësues dhe relaksues për trupin.

Çaji i rigonit është gjithashtu mjaft efektiv për të parandaluar situata gripale.  Çaji i dafinës dhe i mentes janë të rekomandueshme gjithashtu, ndërsa këtë të fundit e cilësoi si më të mirin për efektet antivirale. Ai shtoi se dafina mund të përdoret edhe në formë avulli që ndikon në rrugët e frymëmarrjes.

Siç thotë eksperti, përdorimi i tyre duhet bërë kulturë dhe të konsiderohen si një “ilaç dhe ushqim” për trupin tonë. Ndër të tjera, ai përmendi dhe çajin e shegës dhe të arrave, ky i fundit i njohur për vetitë e mrekullueshme për kollën.

Përsa i përket mënyrës së përgatitjes, Gjeta tha: “Kur kemi gjethe apo lule nuk duhet t’i ziejmë, por duhet zier uji për 7 deri në 10 minuta në varësi të llojit, psh lulja e blinit nuk duhet më shumë se 6 minuta. Por kur bëhet fjalë për rrënjët dhe frutat ata duhen zier nga 6 deri në 10 minuta në varësi të llojit. Pasi e kemi kulluar duhet ta lëmë për pak pasi nuk ka efekt. Duhet konsumuar i vakët dhe jo i nxehtë.“, tha Gjeta. xh.d/abcnews.al

.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!