Kur vendosni karotat në frigorifer duhet të dini një sekret për ruajtjen e tyre

schedule02:39 - 8 Nëntor, 2022

schedule 02:39 - 8 Nëntor, 2022

Karotat janë një nga perimet që gjenden në shumicën e muajve të vitit në kuzhinën tonë.

Ato gatuhen dhe u japin shije ushqimeve, hahen të pagatuara ose janë përbërësi kryesor i sallatave. Karotat mund të ruhen në frigorifer por shpesh vërejmë se pas disa ditësh ato zbuten dhe humbasin shijen e tyre krokante. Ekziston një truk që do t’ju ndihmojë t’i mbani karotat më gjatë dhe në fakt ashtu si ditën e parë që i keni blerë.

Zgjidhja është e thjeshtë. Sapo t’i blini, vendosini në një vazo me ujë në mënyrë që të mbulohen të gjitha dhe mbyllini hermetikisht. Në vend të 2-3 ditëve, do të shihni se në këtë mënyrë ato do të mbahen të freskëta edhe për 3 javë. Mos harroni të ndërroni ujin rregullisht!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!