Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kur u bëra kryetar partie, në degën e Kavajës kishte vetëm një grua”/ Rama: Në PS, 40 përqind janë gra

schedule10:02 - 21 Prill, 2025

schedule 10:02 - 21 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama, në takimin me gratë në Kavajë, deklaroi se kur u bë kryetari i partisë, në degën e këtij qyteti, kishte vetëm një grua.

Rama u shpreh se aktualisht, në PS ka 40 përqind gra.

“Ju keni gjetur kohën dhe dëshirën për të qenë këtu dhe për të na pritur me energjinë tuaj të shëndetshme dhe me entuziazmin tuaj. Kur unë sa isha bërë kryetar partie dhe erdha të vizitoj degën e partisë së Kavajës. Midis rrugës dhe kinamasë ishte bërë muri  madh burrash me dy gishta, që na e bënë shumë të vështirë për të hyrë brenda, ka ndodhur këtu. Kur hymë brenda, salla e kinemasë është modeste, ishte treçereku bosh, dhe kishte vetëm një grua. Në PS prania e grave ishte minimale, jo vetëm, në Kavajë. Ambicia ishte të zgjeronim radhën dhe ta bënim të mundur që gratë dhe vajzat të uleshin të barabarta në PS. E nisëm me 12 përqind në total në PS, kemi arritur në 40 përqind. Nga 100 mijë anëtarë, kemi 39 mijë gra. Duhet të bëhen 50 mijë gra dhe vajza”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!